Jens Wissing është trajneri i ri i Al Ittihad. Trajneri 38-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Gamba Osaka, për të nisur një rrugëtim të ri me klubin e njohur në Arabinë Saudite.
Me klubin e ri, Wissing ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Gjermani e ka nisur karrierën e trajnerit te Gievenbeck, ndërsa më vonë ka punuar te Borussia Monchengladbach, PSV, Benfica dhe Salzburg.
Tashmë edhe titullari absolut i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj bëhet me trajner të ri. Kujtojmë se mbrojtësi i majtë është pjesë e Ittihad që prej janarit të vitit 2025.





