E pabesueshme! Nuk është Mesi, por as Kejn: Një tjetër emër si favorit për Topin e Artë

Disi e pabesueshme, por e vërtetë. Lamine Jamal shfaqet në disa lista si pretendenti kryesor për të fituar Topin e Artë.

Screenshot 2026-07-20 161204

Ceremonia do të mbahet më 26 tetor në Londër, ndërsa vlen për periudhën 1 gusht 2025 deri më 31 korrik 2026. Nëse Jamal e fiton, pas tij do të qëndrojnë futbollistë si Leo Mesi, Herri Kejn, apo dhe Rodri.

Fakt është Jamal ishte në hije gjatë Botërorit. Ylli i Barcelonës nuk fitoi as çmimin si lojtari i ri më i mirë i edicionit. Një çmim që e mori Kubarsi. Sa i përket “Topit të Artë” të Botërorit ishte pikërisht Rodri që e gëzoi.

Penalizimi i vetëm për Rodrin është se ka pasur probleme me dëmtimet, ndërsa me Mançester Sitin nuk pati mundësinë të spikaste. Jamal ndërkohë do të ishte një nga surprizat më të mëdha, teksa kujtojmë se Dembele është fituesi i edicionit të kaluar.

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

19-vjeçari i Spanjës e mbylli sezonin me Barcelonën duke shënuar 24 gola. Në anën tjetër regjistroi edhe 18 asistime. Në të njëjtën kohë fitoi kampionatin, por edhe Superkupën e Spanjës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us