Kristjan Asllani është tronditur me Interin në fazën përgatitore. Mesfushori i Kombëtares pësoi një dëmtim muskulor gjatë fazës përgatitore në Gjermani, për këtë nuk pritet të udhëtojë nesër me pjesën tjetër drejt Azisë.

Interi ka të rezervuara tri miqësore luksi gjatë kësaj kohe, që do të ishin mundësi e mirë për Asllanin. Fillimisht më 1 gusht është takimi me Mançester Sitin, më pas përballë Milanit dhe Juventusit.
Kjo fazë përgatitore do të ishte mjaft interesante për Asllanin me kampionët e Italisë. Për të po vlerësohet mundësia e largimit.
Kujtojmë se në edicionin e kaluar nuk qëndroi nën urdhrat e Kivu. Fillimisht u huazua te Torino dhe më pas te Beshiktashi.





