Lamtumira e një brezi kampionësh!

Fishkëllima e fundit e Botërorit nuk sjell vetëm fundin e një gare, por edhe fundin e disa historive të mëdha. Pas viteve të sukseseve, emocioneve dhe momenteve të paharrueshme, disa prej figurave më të rëndësishme të futbollit botëror i kanë dhënë lamtumirën kombëtareve të tyre.

Manuel Neuer largohet si një revolucionar i portës. Me stilin e tij të guximshëm, daljet larg vijës së portës dhe qetësinë me topin në këmbë, ai ndryshoi mënyrën se si interpretohet roli i portierit. Kampion bote në vitin 2014 dhe fitues i “Golden Glove” në Brazil, gjermani mbyll karrierën me 128 paraqitje dhe një trashëgimi që shkon përtej statistikave.Një tjetër emër i madh që largohet është Neymar. I ardhur në kombëtaren braziliane si një talent 18-vjeçar, ai u kthye në simbolin e “Seleçaos” dhe golashënuesin më të mirë në historinë e Brazilit. Ai fitoi Kupën e Konfederatave dhe medaljen e artë olimpike, por trofeu i Botërorit mbeti ëndrra e parealizuar. Bilanci i tij me fanellën e Brazilit është mbresëlënës: 130 ndeshje dhe 80 gola, shifra që e vendosin mes legjendave të historisë së Seleçaos.

Lajme të tjera |  E pëson tek Interi, tronditja e radhës për Kristjan Asllanin

Riyad Mahrez lë pas një histori krenarie për Algjerinë. Kapiten dhe lider i skuadrës, ai udhëhoqi vendin e tij drejt triumfit në Kupën e Afrikës në vitin 2019, duke u kthyer në një nga simbolet më të mëdha të futbollit algjerian.

Guillermo Ochoa është emri i lidhur më shumë se kushdo tjetër me skenën e Botërorit. Portieri meksikan mori pjesë në gjashtë edicione radhazi dhe mbeti në kujtesën e tifozëve për pritjet e jashtëzakonshme kundër disa prej skuadrave më të mëdha në botë.

Patrik Schick do të kujtohet për një moment të vetëm, por të pavdekshëm: goli nga rreth 50 metra ndaj Skocisë në Euro 2020, një nga realizimet më spektakolare të historisë së futbollit evropian.

Lajme të tjera |  Bomberi shqiptar shpërthen menjëherë, realizon dopietë në ndeshjen e parë me klubin anglez

Ndërkohë, Didier Deschamps mbyll një nga kapitujt më të suksesshëm të futbollit francez. Kampion bote si lojtar në vitin 1998 dhe si trajner në vitin 2018, ai e mbajti Francën në elitën e futbollit botëror për më shumë se një dekadë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us