E BUJSHME/ Ofertë deri në 30 milionë euro, klubi i Premier League nuk heq dorë nga Ernest Muçi

Ernest Muçi mund të largohet nga Trabzonspor. Sipas mediumit “Epirote Report”, Aston Villa ka kërkuar informacion të detajuar për 25-vjeçarin, që gjithashtu është pjesë e Kombëtares shqiptare.

I njëjti burim raporton se marrëveshja mes palëve do të mbyllej me 25 deri në 30 milionë euro. Theksohet se si fillim “operacioni” mund të nisë me një huazim, ndërsa në fund të sezonit që po vjen, klubi i Premier League të ketë të drejtën e blerjes.

Ky lajm ka marrë “dhenë” në Turqi, duke e parë interesimin nga “Villa Park” si mjaft serioz. Kujtojmë se mesfushori me tipare sulmuese ka kontratë me klubin nga Trabzoni, deri në verën e vitit 2029, me opsion rinovimi për një tjetër vit.

Lajme të tjera |  Debutim pozitiv për trajnerin Klafuriç, Tirana reziston përballë ekipit të Superligës turke (REZULTATI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us