Ëndrrat kanë qenë më të mëdha, por të paktën elitën e arriti.
Luis Hasa, në moshën 22-vjeçare, u ngjit në shkallën më të lartë të futbollit italian, në Serinë A, dhe po flasim me një skuadër me të cilën mund të luajë.
Siç njoftojnë të dy klubet, Napoli dhe Frozinone arritën një marrëveshje dhe lojtari më I ri I kombëtares shqiptare do të luajë për të mbiquajturit “kanarinat”.
Te ish-kampionët e Italisë nuk pati vend, pasi trajneri Alegri nuk e aktivizoi asnjëherë në miqësore me napolitanët.
Frozinone, sipas informacioneve nga Apeninet, pagoi 2.5 milionë euro për kartonin e tij, që do të thotë gjysmën e vlerës sipas “transfermarktit”, por Napoli fitoi pesëfish sepse e mori vetëm 500 000 euro nga Leçe.
Të mos harrojmë se shqiptari doli nga Akademia e Juventusit, siç ndodhi më herët me Vrionin.
Ende nuk është e qartë sesa do të jetë rroga e tij vjetore, ndërsa kur luante në Serinë për Karrarezen, paguhej me 560 000 euro në sezon.
Edicionin e kaluar, pikërisht në Serinë B, Hasa shënoi 5 gola e shërbeu 4 asistë në 31 ndeshje, në një paraqitje mjaft të mirë.
Të shohim sesi do të paraqitet këtë sezon, ndërsa mezi pret që të luajë ndeshjen e tij të parë në Serinë A.





