Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e ndodhur të premten në Roskovec, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën, rrëmbeu ish-të fejuarën dhe pas disa orësh negociata me policinë, i dha fund jetës.
Pas krimit, Buzi mbajti peng për disa orë 24-vjeçaren Rozalinda Plaka. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, ndërsa shefi i stacionit të policisë Roskovec Mariglen Korroveshaj zhvilloi negociata të vazhdueshme me autorin përmes altoparlantit, duke i kërkuar të lironte vajzën dhe të dorëzohej.
Pas bisedimeve, 35-vjeçari pranoi të lironte të renë, por vetëm pasi kërkoi që ajo të merrej nga shefi i policisë. Rozalinda Plaka u transportua më pas me urgjencë në Spitalin e Fierit, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të policisë për ta bindur të dorëzohej, Buzi refuzoi dhe rreth orës 16:35 i dha fund jetës.
Pjesë nga negociatat mes policisë dhe autorit:
Mariglen Korroveshaj: Vajzës mos i bëj keq!
Refit Buzi: Nuk e liroj, mos u afro.
Mariglen Korroveshaj: Do ta zgjidhim gjithçka bashkë. Eja me mua.
Refit Buzi: Eja merre vajzën këtu, po ta besoj ty…
Mariglen Korroveshaj: Gjërat do të rregullohen. Lëre armën dhe eja me mua.
Refit Buzi: Largohu me vajzën, ik. Unë do të rri këtu. Mos u afro ose do të vras





