Debutim pozitiv për trajnerin Klafuriç, Tirana reziston përballë ekipit të Superligës turke (REZULTATI)

Tirana ka barazuar përballë Çorum, në një ndeshje miqësore në kuadër të fazës përgatitore. Sfida e zhvilluar në Turqi nuk prodhoi gola, duke përfunduar me shifrat e pastra 0-0.

Përpjekje kishte në dy krahët, por as ekipi i Superligës turke dhe as “bardheblutë” nuk ia dolën që të tundnin rrjetën. Megjithatë, duke pasur parasysh kundërshtarin, ky mund të cilësohet rezultat pozitiv për Tiranën.

Kështu trajneri debutues Dean Klafuriç, e nis me një barazim përballë një ekipi delikat. Kujtojmë se Tirana ndodhet prej disa ditësh në Turqi, aty ku po përgatitet për sezonin e ri në “Abissnet Superiore”.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Ofertë deri në 30 milionë euro, klubi i Premier League nuk heq dorë nga Ernest Muçi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us