Aksident me biçikletë, portieri i kryeqytetasve rrezikon të mbyllë sezonin

Dinamo mori një humbje që dhemb përballë Teutës në “Air Albania”, me shifrat 0-1. Kështu, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja sheh me “dylbi” vendin e katërt, pasi Partizani tashmë është shkëputur me 4 pikë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, problem për dinamovitët është bërë edhe portieri i dytë, Edmir Sali. Ky i fundit është përfshirë në një aksident me biçikletë, duke dëmtuar rëndë shpatullën.

Kështu, Sali rrezikon të mbyllë sezonin, për shkak se mund t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjes kirurgjikale. Kujtojmë se këtë sezon, ai s’ka marrë asnjë minutë me Dinamon, pasi Aldo Teqja ka qenë titullar absolut.

Lajme të tjera |  Po tërheq vëmendje me Red Bull New York në MLS, talenti finalizon debutimin e shumëpritur te Shqipëria! Reagon Adri Mehmeti

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us