Aksident me vdekje në Kukës!

Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes në afërsi të aeroportit të Kukësit.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës dhe as rrethanat e aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj – Kukës, shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj.

Si pasojë, 64 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme të tjera |  Nuk është vetëm Prrenjasi që refuzon bashkimin me Librazhdin! Zbulohet lista e bashkive që po i thonë “jo” Reformës Territoriale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us