Aksident në Tiranë, dyshohet për tre persona të plagosur

Disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën këtë mbrëmje në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në “Unazën e Madhe”. Deri më tani nuk raportohet për viktima, por mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe zona është e rrethuar. Pritet që të zbardhen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht raportohet se shkak mund të jetë bërë një parakalim i gabuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us