Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, nën dyshim për korrupsion

Policia ruse ka arrestuar zëvendësministrin e Mbrojtjes, Timur Ivanov nën dyshim për mitmarrje.

Për këtë rast është informuar edhe presidenti Vladimir Putin, një lëvizje e rrallë kjo nga Kremlini që kur ka filluar pushtimin e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Aktivistët anti-korrupsion prej vitesh kanë kritikuar atë që vazhdimisht e quajnë zgjerim të korrupsionit që kur Vladimir Putini ka ardhur në pushtet.

“Zëvendësministri i Mbrojtjes, Timur Vadimovich Ivanov është arrestuar nën dyshimin për kryerje të krimit, pra mitmarrje”, thuhet në kumtesën e policisë ruse.

Ivanov është nën sanksionet e Bashkimit Evropian si një prej zyrtarëve më të lartë të ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Ai ishte bërë temë diskutimi, pas publikimit të një hetimi të kryer në vitin 2022 nga lideri tashmë i ndjerë i opozitës Alexei Navalny.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Në atë hulumtim ishte thënë se Ivanov kishte përfituar nga projektet e ndërtimit në Mariupol të Ukrainës, që kontrollohet nga Moska pas disa muajve rrethim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us