Bashkë me ish-ët e Milanit, Mario MITAJ “bën me krahë” Sylvinhon para Polonisë (FOTO)

Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj është rikthyer në versionin më të mirë. Në sfidën e mbrëmjes së djeshme kundër Al Kholood, gjysmëfinalen e Kupës së Arabisë Saudite, 22-vjeçari shqiptar ishte fantastik në krahun e majtë të mbrojtjes, duke u vlerësuar me notën 7.7.

Edhe pse Al-Ittihad u mposht 2 – 3, Mitaj mbajti tjetër “profil”, ndërsa sipas “SofaScore” bën pjesë në formacionin më të mirë të gjysmëfinaleve të Kupës.

Në krahun tjetër të prapavijës nuk mungon as ish-mbrojtësi i Milanit Theo Hernandez, ndërsa në mesfushë gjendet edhe Kessie.

Finalja e madhe do të luhet mes Al Kholood dhe Al-Hilal. Për trajnerin e Shqipërisë Sylvinho, kjo paraqitje e legjionarit jep “garanci” para sfidës me Poloninë, faza “Play-Off” e Kupës së Botës. Më datën 21 mars, do të publikohet lista me lojtarët e grumbullar.

Bashkë me ish-ët e Milanit, Mario MITAJ “bën me

Më të mirët e gjysmëfinaleve të Kupës së Arabisë, SofaScore
Lajme të tjera |  Tirana pret ende sulmuesin, në Rumani e lënë me pikëpyetje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us