Bashkëpunëtorja e Erion Veliajt emërohet zv.ministre e Brendshme

Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë të enjte emërimin e Anisa Rusetit në postin e zv.ministres së Brendshme.

Vendimi është marrë ditën e sotme gjatë mbledhjes së radhë së qeverisë.

Ruseti ka pasur role të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës.

Gjatë mandatit të parë të kryebashkiakut Erion Veliaj, ajo mbajti detyrën e drejtoreshës për Kreditë e Buta.

Më pas, në mandatin e dytë të Veliajt, Ruseti u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.

Lajme të tjera |  "90%, profile fallco!" Kritikat për "Paketën e Maleve', Rama: Sorrat që shndërruan bulevardin e flamingove në vulgaritet (FOTO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us