Besa e Kavajës “shkel gazin” në merkato, nis bisedimet me dy ish-ët e Tiranës

Besa e Kavajës duket se po krijon një ekip pretendent për t’u ngjitur në Superiore. E së fundmi, burime për “Newsport.al” raportojnë se klubi kavajas ka nisur bisedimet me dy ish-futbollistë të Tiranës.

Rimal Haxhiu dhe Erisildo Smaçi janë në tratativa për t’u bashkuar me “verdhezinjtë”. Bisedimet raportohet se po shkojnë në rrugën e duhur, por ende nuk ka asgjë të kryer, por Besa është aty e vendosur për t’i transferuar.

Kujtojmë se Haxhiu u largua vetëm para pak javësh nga Tirana, me 27-vjeçarin që vendosi të mos rinovonte kontratën. Ndërkohë që Smaçi ka luajtur te Tirana nga janari i vitit 2025, deri në gusht të atij viti.

EKSKLUZIVE/ Besa e Kavajës “shkel gazin” në merkato, nis

Rimal Haxhiu

Sezonin që lamë pas, mesufshori e luajti si lojtar i Prishtinës së Re në Superligën e Kosovës. Përsa i përket Besës, kavajasit deri tani kanë afruar lojtarë cilësorë si Fatmir Prenga, Suleiman Danladi, Manfredas Ruzgis dhe së fundmi Henry Marku.

EKSKLUZIVE/ Besa e Kavajës “shkel gazin” në merkato, nis

Erisildo Smaçi
Lajme të tjera |  FOTOLAJM/ U transferua te Ipswich në janar, Anis Mehmeti “shtang” me lëvizjen e fundit dhe vesh fanellën e Trabzonspor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us