Dinamo i jep “leksione” Vllaznisë, kryeqytetasit caktojnë miqësore me skuadrën tjetër shqiptare

Klubi i Dinamos ka njoftuar miqësoren e dytël të cilën do ta luajë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Kryeqytetasit do të luajnë përballë Strugës, skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut, të shtunën më datë 27 qershor në orën 17:30.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Biljanini Izvori” të Ohrit dhe do t’i shërbejë të dyja skuadrave për të parë më nga afër gjendjen e futbollistëve pas periudhës së pauzës dhe në vigjilje të kualifikueseve të Conference League.

Kjo përballje do të shtrihet edhe në nivel pankinash, pasi Ilir Daja do të përballet me Bledi Shkëmbin. Kujtojmë se 3 ditë më parë, “blutë” fituan testin e parë miqësor përballë Sileksit, sfidë në të cilën shënuan kapiteni Bruno Dita dhe Dejvi Metaj.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka luajtur në Gjermani dhe Turqi, klubi i Kategorisë së Parë “blindon” prapavijën me transferimin e “freskët”

Dinamo dhe Egnatia mbeten të vetmet ekipe që kanë caktuar miqësore me skuadrat shqiptare. Kujtojmë se kampionët e Superiores, pra rrogozhinasit, u përballën me kampionët e Superligës në Kosovë, Dritën, të cilën e fituan me rezultatin 2-1, ndërsa në anën tjetër, shkodranët kanë caktuar një kalendar të ngjeshur me miqësore vetëm me ekipe të huaja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us