“Duam ujë mor shkër*dhata”, pamje të papara nga protesta e vlonjatëve, nesër do të mblidhen sërish

Pas 3 ditësh pa ujë të pijshëm, qytetarët e Vlorës kanë reaguar, dhe kanë prishur mbrëmjen e organizuar nga Bashkia për festat e fundvitit, e cila po mbahej në Teatrin Petro Marko. Teksa janë përballur me neglizhencën e institucioneve, pas thirrjeve të vazhdueshme të këtyre ditëve, revolta e qytetarëve ka qenë e madhe, ndërsa kanë mësyrë në ambientet e Teatrit, ku ishin të pranishëm dhe zyrtarët e Bashkisë.

Pas prishjes së festës, qytetarët kanë paralajmëruar një tjetër protestë gjatë ditës së nesërme, në orën 10:00.

Sipas informacioneve, furnizimi është ndërprerë për shkak të një defekti në linjën kryesore të transmetimit. Ndërsa Ujësjellësi i Vlorës ka punuar prej disa ditësh për riparimin, presioni i lartë në rrjet ka bërë që pjesët e salduara të çahen vazhdimisht. Edhe tentativa e fundit, e kryer mbrëmjen e kaluar, ka dështuar, duke e lënë qytetin sërish pa ujë.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Të revoltuar, protestuesit kanë hyrë me forcë në ambientet e teatrit, ku punonjës dhe përfaqësues të Bashkisë po merrnin pjesë në aktivitetin festiv. Ata mbanin në duar shishe dhe bidona bosh uji, si simbol i mungesës së një shërbimi jetik, që sipas tyre është problem i përditshëm për vlonjatët. “Poshtë trafikantët, duam ujë o shkër*ata”, ishin disa nga thirrjet e tyre.
Policia e Shtetit ndërkohë ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa prej tyre.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us