ZYRTARE/ “Furtunë” te kombëtarja pas eliminimit, trajneri jep dorëheqjen

Një “tërmet” ka goditur përfaqësuesen e Holandës. Ronald Koeman ka dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga posti i trajnerit të kombëtares holandeze.

Vendimi është zyrtarizuar ditën e sotme, duke i dhënë fund aventurës së tij në krye të “Tulipanëve”. Eleminimi nga Kupa e Botës ka bërë që trajneri të marrë vendimin e menjëhershëm.

Koeman u bë trajner i kombëtares së Holandës në vitin 2018. Ai u emërua pas dështimit të Holandës për t’u kualifikuar në Botërorin 2018. Tashmë, vëmendja zhvendoset te gjetja e pasuesit të tij.

Lajme të tjera |  Mbi 2.6 milionë euro “humbje”, Elbasani i “shkatërruar” në të gjitha drejtimet! ÇFARË PO NDODH ME VERDHEBLUTË?!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us