E rëndë në Dibër, 65-vjeçari humb jetën pasi sulmohet nga kali!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Sllovë të Dibrës, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një kalë.

Viktima, Bashkim Ferati, dyshohet se ka qenë në afërsi të kafshës në momentin kur ka ndodhur incidenti fatal.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari ka marrë plagë të rënda nga goditjet e kafshës dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë, nuk ka mundur të mbijetojë.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e tyre nga autoritetet.

Lajme të tjera |  Nuk është vetëm Prrenjasi që refuzon bashkimin me Librazhdin! Zbulohet lista e bashkive që po i thonë “jo” Reformës Territoriale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us