E rëndë në Lezhë/ Po peshkonte, por ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 46-vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Lezhe, ku raportohet se një person ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Sipas policisë, viktima S, S 46-vjeç, ishte duke peshkuar pranë urës së Prekanit, në zonën e Shënkollit, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Lajme të tjera |  'Zgjedhorja'! PD kërkon Hitën në Komision, Vokshi debat me Gjiknurin: O Albanë.. ti je bardhë e zi në mendje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us