Klubi i Egnatias, nëpërmjet një komunikate zyrtare të shpërndarë në rrjetet sociale, ka zyrtarizuar vendimin për largimin e trajnerit Edlir Tetova nga drejtimi i skuadrës në fund të këtij sezoni.

NJOFTIMI I EGNATIAS
Klubi i Futbollit Egnatia njofton se trajneri Edlir Tetova ka paraqitur dorëheqjen e tij nga drejtimi i ekipit.
Kjo dorëheqje është pranuar nga Presidenti i klubit, z. Demrozi.
Të bashkuar dhe të fokusuar, ekipi do të japë maksimumin në çdo ndeshje për të arritur objektivat.
“Së bashku në çdo hap, deri në objektivin final.”






