EMRAT: Nga sekretari i Përgjithshëm, tek nënkryetarët – Ja kandidatët për strukturat drejtuese të PD, që pritet të zgjidhen nesër

Flamur Noka, ndryshe nga disa prej kolegëve të tij që kanë vendosur të tërhiqen, do të kërkojë një mandat të dytë në postin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.

Për tre postet e nënkryetarëve pritet të ketë garë mes disa emrave të njohur, ndërsa Gazment Bardhi do të jetë pjesë e drejtimit “ex officio”.

Agron Gjekmarkaj dhe Oerd Bylykbashi kanë njoftuar se nuk do të rikandidojnë, ndërsa Luçiano Boçi pritet të kërkojë një mandat të dytë.

Në listën e emrave që përfliten për postin e nënkryetarit janë edhe Belind Këlliçi, Bardh Spahia dhe Klevis Balliu.

Statuti i Partisë Demokratike parashikon që dy vendet e mbetura vakante nga tërheqja e Gjekmarkajt dhe Bylykbashit të plotësohen me gra.

Lajme të tjera |  PD kallëzon kryeministrin Rama në SPAK për "Albanian Files": Shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe...

Për këtë arsye, një nga emrat që përflitet më shumë për t’u ngjitur në postin e nënkryetares është Albana Vokshi.

Ndryshime priten edhe në Forumin Rinor të Partisë Demokratike ku Besart Xhaferraj i cili prej vitesh drejton FRPD-në nuk do të kandidojë sërish.

Nga gara është tërhequr edhe Ivi Kaso, i cili për 12 vite ka mbajtur postin e sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore.

Po ashtu, Adriana Kalaja ka bërë të ditur se nuk do të rikandidojë për një mandat të ri në Komisionin e Apelimit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us