Emri/ Arrestohet i shumëkërkuari në Greqi, në 1999 vrau dhe plagosi dy persona!

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë kapja në Greqi dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri i shtetasit Albert Kapllanaj, 58 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 27.06.2013, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 6 vjet burgim.

Në vitin 1999, 58-vjeçari, gjatë një konflikti për motive, me 3 shtetas, ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt tyre.

Nga të shtënat ka humbur jetën shtetasi A. F. dhe janë plagosur 2 familjarët e tij.

Lajme të tjera |  Berisha mbështet protestën: Shembull frymëzimi në mbarë botën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us