Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i aprovon lejen për të parë foshnjën e sapolindur dhe bashkëshorten

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është bërë për herë të dytë baba i një djali.

Mësohet se kryetarit të Bashkisë i është aprovuar nga Prokuroria e Posaçme leja dhe momentalisht është duke udhëtuar drejt maternitetit Koço Gliozheni, ku do të vizitojë foshnjen dhe bashkëshorten.

Mësohet se leja, e firmosur nga prokurori i Posaçëm Olsi Dado, është dhënë për 48 orë.

Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.

Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të vitit 2025.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur një sërë akuzash ndaj tij, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.

Lajme të tjera |  “Jam kundër protestës, drejtohet nga karrigethyer”, ish-deputeti i PD, Edmond Spaho: Rama duhet të qëndrojë, i domosdoshëm për integrimin në BE

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us