Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotmë një bashkëbidesim me qytetarët në rrjetet e tij sociale. Ai foli edhe për koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye West që do të mbahet sot në Tiranë.
Berisha e ka cilësuar financimin prej 4.2 mln eurosh nga qeveria një vendim antikushtetuesh dhe kriminal. Në fjalën e tij kreu i opozitës e akuzoi kryeministrin Rama se e përdori fondin e emergjencave për interes personal dhe lobingje të tij. Ai ju kujtoi qytetarëve se Rama bëri të njëjtën gjë si me Giro d’Italia që u mbajt vitin e kaluar, ku sipas tij kreu i qeverisë e përdori si synim për të fituar zgjedhjet.
“Në Shqipëri skandali dhe superskandali zënë njëri- tjetrin. Në mënyrë të papritur, antikushtetuese Edi Rama merr nga fondi rezervë i qeverisë, krijimi i të cilit bazohet në nene të qarta të Kushtetutës, dhe ky fond që i është besuar atij për ta përdorur për emergjenca dhe raste të veçanta, këtë fond e ndan me Kanye West, një këngëtar i mirënjohur vetëm e vetëm për lobingje të tij. Ky është krim antikushtetues.
Në asnjë rrethanë apo rast, një koncerti privat nuk mund t’i jepeshin paratë e emergjencave të një vendi apo të rezervës së Këshillit të Ministrave. Këtë e bën vetëm ai që nuk pyet për Kushtetutë dhe nuk ka interes të shtetit ligjor apo kombëtar, por vetëm interesa personale me një grusht servilësh ministra.
Po në një akt totalisht antikushtetues, antiligjor, në një krim të shëmtuar, pagoi në maj të vitit 2025 7 milionë euro organizatës private Giro d’Italia për të zhvilluar garën në Shqipëri që të ndihmojë në zgjedhje Edi Ramën. Përsëri ky është një padrino, Rama duro që nuk ka ligj dhe as Kushtetutë të këtij vendi përveç kontove bankare dhe interesave të tij,” tha Berisha.





