Formacioni i Botërorit sipas OPTA-s: Ekipi ideal dominohet nga spanjollët

Spanja ishte skuadra që shkëlqeu më shumë në këtë Botëror që u kurorëzua me trofeun.

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme gjatë turneut, faqja prestigjioze e statistikave OPTA përzgjodhi edhe formacionin ideal të kampionatit, ku dominimi i spanjollëve është i dukshëm.

Në këtë 11-she spikat kapiteni Rodri, truri i mesfushës dhe një prej liderëve kryesorë të ekipit kampion.

Së bashku me të janë edhe mbrojtësit spanjollë Marc Cucurella, Pau Cubarsi dhe Pedro Porro, të cilët jo vetëm garantuan siguri në prapavijë, por dhanë kontribut të rëndësishëm edhe në fazën sulmuese.

Nga Argjentina, finaliste e turneut, janë përfshirë mbrojtësi Lisandro Martínez dhe lideri absolut i skuadrës, Lionel Messi.

Në portë është Yannick Kobel i Zvicrës, i cili me 20 pritje vendimtare gjatë turneut ishte një nga arsyet kryesore që skuadra helvete arriti deri në fazën e çerekfinaleve.

Lajme të tjera |  Tirana do sulmuesin 900 mijë eurosh, flet menaxheri: Ja si qëndron e vërteta

Mesfusha kompletohet nga Jude Bellingham, protagonist i Anglisë, i cili realizoi 7 gola dhe pati një ndikim të madh në rrugëtimin e ekipit të tij.

Në krye të repartit ofensiv ndodhet Erling Haaland, ndërsa në krahë janë Kylian Mbappe, golashënuesi më i mirë i Botërorit me 10 gola dhe belgu Leandro Trossard.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us