“Gvozdenovic nuk kishte një strategji për ta mbrojtur avantazhin e dyfishtë”, Lirim Zalla “skanon” penalltinë e dytë: Ishte 50-50

Specialisti i futbollit Lirim Zalla, i ftuar i zakonshëm në emisionin “Skaner”, MCN, trajtoi momentet më “pikante” të ndeshjes Egnatia – Elbasani (2 – 2):

“Pashë një ndeshje shumë të bukur. Pati ritëm dhe gola, kjo për meritë të të dyja skuadrave. Nga Egnatia jemi mësuar të shikojmë këto detaje.

Dua të nënvizojë Elbasanin. Taktikisht Gvozdenovic, kishte një plan shumë të mirë kundërsulmi dhe rezultojë i suksesshëm te golat e shënuar.

Por, nuk kishte një strategji efikase për të mbrojtur rezultatin. Nëse e pret poshtë thellë, Egnatia të bën gjëmën dhe kështu e pësojë Elbasani. Penalltia e dytë për Egnatian ishte 50-50”.  

Lajme të tjera |  Kanë zhvilluar merkato për notën “10”, pretendentët e Superiores zbresin në fushë për 4 prova radhazi (AXHENDA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us