Norvegji – Angli, ndeshja çerekfinale e Botërorit, e përcaktuar për t’u zhvilluar mbrëmjen e sotme në orën 23:00 me kohën tonë lokale në Shqipëri, mund të shtyhet për shkak të temperaturave të larta në Miami.
Media britanike “Daily Mail” shkruan se në këto çaste, temperaturat arrijnë në 44 gradë celcius, çfarë rrezikon shumë edhe shëndetin e futbollistëve që do të paraqiten në fushë.
Për këtë arsye, “FIFPRO” (përfaqësuesi i futbollistëve profesionistë në mbarë botën) sugjeron që kjo ndeshje të vonohet ose të spostohet në një orar më të volitshëm dhe që i përshtatet kushteve të lojtarëve, në mënyrë që këta të fundit të ndihen të sigurt kur të zbresin në fushën e gjelbër.





