“Injoroi” skemën e preferuar dhe “dogji” Elbasanin, si trajneri i Dinamos bëri “shah-mat” me 11-shen e përzgjedhur

Suksesi në “Air Albania” me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Elbasanit, mund të quhet me plotë meritë, “punë e paqme” për Ilir Dajën.

Lëvizjet e trajnerit të Dinamos sollën dhe një qasje më ndryshe nga çfarë është parë më herët nga skuadra kryeqytetase e cila falë “teknikave” të Dajës, prishi çdo skemë të kundërshtarit duke i sjellë dhe humbjen në javën e 30-tët të Abissnet Superiore.

E gjitha ka të bëjë me formacionin e vendosur nga trajneri, i cili zgjodhi të hedhë në fushë një tjetër modul 4-1-2-3, çfarë rezultoi një “shah mat” për kthimin në shina të “Nëndetëses” tek rezultatet pozitive, teksa zona e “Final Four” shihet më pranë se kurrë, ku vetëm 1 pikë e ndan nga Partizani i vendit të katërt.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Tirana s’e ndal hapin, bardheblutë “i vënë kapakun” mbrojtjes me afrimin nga Kroacia

Në këto ndeshje të mbetura, kur luhet në mes dhe Kupa e Shqipërisë, sfidë të cilën Dinamo e Dajës do ta luajë përballë Vllaznisë, po në “Air Albania”, nuk do të lejohen më eksperimentet dhe me gjasë në sfidën e së mërkurës do të shohim po të njëjtin rreshtim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us