Ish-anëtari i PD: Familjarët dhe ortakët e drejtuesve të Partisë Demokratike, po marrin leje ndërtimi në Orikum dhe Dukat nga Rama

Ish-anëtari i PD-së Edvin Kulluri ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka denoncuar familjarë të drejtuesve të PD po marrin leje ndërtimi nga kryeministri Edi Rama në zonën bregdetare të Orikumit e Radhimës.

Kulluri ka deklaruar se personat e afërm me drejtuesit e PD-së, janë duke bërë biznes me Edi Ramën.

“Njerëzit e PD po marrin leje nga Edi Rama. Janë 40 e ca certifikata prone të njerëzve të lidhur me PD që po marrin leje nga Edi Rama duke grabitur tokat në zonën Orikum-Dukat, duke grabitur tokat, janë bashkë në biznes.

Janë ortakët e drejtuesve të PD, njerëzit e afërt dhe familjarët. Janë bashkë me biznes. PD duhet të shkëputet nga ata që veprojnë nën tavolina. Prandaj them që këta djem (Salianji dhe Alimehmeti) kanë një malore shumë të madhe përpara”, tha Kulluri.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us