Janacek fiton duartrokitjet e FSHF-së, portieri i Elbasanit bëri “mrekullinë” përballë Flamurtarit

Elbasani mund t’i gëzohet pranisë në portë të Martin Janacek, pasi ky i fundit u dha tri pikë të rëndësishme në sfidën e fituar përballë Flamurtarit në Vlorë në shifrat 2-1.

Janacek ndali dy herë Markun në pikën e bardhë, duke treguar vendosmërinë e tij dhe faktin pse skuadra e Ivan Gvozdenovic i beson kaq shumë.

Rastin e 11-metërshit e ka ndarë dhe Federata Shqiptare e Futbollit në rrjete sociale, të ndërlidhur me atë të Elbasanit, ku shikohen dy momentet kur portieri çek ia mohon golin lojtarit të skuadrës vlonjate.

Në postimin e publikuar, shkruhet: Penalltia duhet përsëritur? Asnjë problem.

Elbasanin e pret një sfidë e rëndësishme të premten ndaj Egnatias në shtëpi, ku elbasanllinjtë do kërkojnë me ngulm tri pikët për t’u mos u shkëputur nga Vllaznia kryesuese.

Lajme të tjera |  Tirana do sulmuesin 900 mijë eurosh, flet menaxheri: Ja si qëndron e vërteta

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us