Ka pësuar 8 gola në 2 ndeshje, Tirana kërkon “hakmarrjen” dhe të “gropos” Dinamon e Ilir Dajës (STATISTIKAT)

Ekipi i Tiranës po përjeton momentin më të mirë gjatë këtij sezoni. Në 5 ndeshjet e fundit, bardheblutë kanë 3 fitore dhe 2 barazime, ecuria më rezultative pas Vllaznisë (5 fitore).

Sfida e radhës për Tiranën është të shtunën në orën 13:30 kundër Dinamos, e vlefshme për javën e 23-të në Superiore. Për ekipin e Ardian Nuhiut, kjo sfidë do të ketë edhe një “mision” tjetër.

“Rekordmenët” e Shqipërisë gjatë ktij sezoni kanë humbur në të dyja rastet ndaj dinamovitëve, ndërsa kanë pësuar 8 gola.

Fakti që “blutë” po përjetojnë krizë, mund të jetë momentin i duhur që Redon Xhixha me shokë të marrin “hak” në derbi. Nëse Dinamo merr një tjetër rezultat negativ, do të ishte një “goditje” e fortë për trajnerin Ilir Daja në objektiva.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani vlerësohet më lart se të gjithë! Pas tij vijnë portieri Sherri e Mario Mitaj, ndeshje pozitive edhe për ish-in e Partizanit (NOTAT)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us