Senegali ishte shumë pranë kualifikimit për në fazën e 1/16-ave në Kupën e Botës 2026, por që në minutat e fundit të kohës së rregullt, Belgjika ndryshoi shumëçka, duke barazuar përkohësisht ndeshjen 2 – 2 dhe në kohën shtesë fitoi 3 – 2.
Moment i trishtë dhe gjendej e rëndë emocionale “kaploi” lojtarët senegalezë, aty ku nuk munguan edhe lotët.
Sulmuesi i Partizanit, Xhuliano Skuka ka shpërndarë “story” në Instagram, ku ka “ngushëlluar”, ish-shokun e ekipit Lamine Camara, kur luanin në Metz (viti 2023).
27-vjeçari dibran ishte vetëm 6 muaj me Metz në Ligue 2 të Francës dhe më pas shkoi te Penafiel në Portugali.
“Story” i Xhuliano Skukës





