Besëlidhja ka zhvilluar merkato mjaft interesante deri më tani, ndërsa po bëhet gati për sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Por që trajneri Elvis Plori të “provojë” lojtarët e rinj, duhen miqësore.
Për këtë arsye, klubi ka zyrtarizuar sot 4 sfida miqësore. Më 16 korrik do të përballen me KF Otranto, ndërsa më 1 gusht do të luajnë kundër Teutës së Edlir Tetovës.
Sfidat e tjera do të jenë më 5 dhe 8 gusht, respektivisht përballë Vorës dhe Korabit. Është vetë klubi lezhjan që ka zyrtarizuar këtë axhendë me anë të një postimi në rrjetet sociale.





