KATEGORIA E DYTË/ Besëlidhja fiton bindshëm derbin e veriut, Sopoti s’i shqitet në krye! Luzi “shkërmoq” Veleçikun (REZULTATET)

Janë mbyllur 5 sfidat e grupit A të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 21-të. Besëlidhja ka mposhtur 3-0 Shirokën duke vazhduar kryesimin e qetë në renditje me 51 pikë. Po ashtu, edhe Sopoti ka marrë fitore të rëndësishme në transfertë përballë Erzenit duke mos iu shkëputur dhe duke mbajtur distancën në 6 pikë.

Në sfidat e tjera, Tërbuni mposhti Naftëtarin minimalisht 1-0, ndërsa dueli i mbijetesës mes Gramshit dhe Basanisë është duke u luajtur, sfidë të cilën po e kryesojnë vendasit 2-0.

Më poshtë do të njiheni me rezultatet dhe golashënuesit për secilën sfidë.

REZULTATET:

Besëlidhja 3-0 Shiroka (Hila 8′, Akansase 26′, Fusha 86′)

Tërbuni 1-0 Naftëtari (Karaj 49′)

Lajme të tjera |  Egnatia kërkon surprizën e radhës në Champions, kampionët e Shqipërisë zbresin SONTE në fushë përballë rivalit slloven

Erzeni 1-3 Sopoti (Jata 2’/ Aminu 6′, 52′, Goçi 62′)

Luz i Vogël 2008 4-1 Veleçiku (Gjoni 14′, Ebube 47′, Saliu 68′, Edube 83′)

Gramshi 2-0 Basania (Hasa 43′, Ilesanmi 45′) – PO VAZHDON

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us