Nga Vasilis Nedos*/ Shpërthimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama janë po aq të njohura sa edhe prapakthimet e papritura. Në fillim, ai krijon një çështje me disa deklarata të tij, pastaj tërhiqet dhe thotë se po bënte shaka dhe… gjithçka është në rregull.
Z. Rama deklaroi, ndër të tjera, se nuk ka dyshim se Platoni dhe Aristoteli ishin filozofë grekë, ndërsa shtoi sa vijon: “Greqia është një vend për të cilin kam ndjenjat më pozitive, populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm dhe një vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe kam respekt të veçantë për Kryeministrin e Greqisë”.
Megjithatë, përveç deklaratave të z. Rama, në Tiranë ekziston një shqetësim mjaft i fortë për lodhjen që duket se ekziston përsëri në perspektivën evropiane të Shqipërisë, pavarësisht faktit se ajo shqyrtohet në një kontekst krejtësisht të ndryshëm nga ai i Maqedonisë së Veriut fqinje, e cila duket plotësisht e çorientuar.
*Vasilis Nedos, redaktor i çështjeve diplomatik dhe mbrojtjes, gazetar dhe kolumnist në “Kathimerini” që nga viti 2008. Mban titullin Doktor në Historinë Evropiane. ©Përshtati në shqip LAPSI.al





