Kthesë e papritur te Bërnli, e ardhmja e Armando Brojës mbetet pezull

Kreig Bellami nuk do të jetë trajneri i Bërnlit. Dje u tha se klubi i Premier Ligë do paguante 700 mijë euro për shërbimet e trajnerit të Uellsit, ndërsa ishte pranë firmës. Sot tregohet se kjo pistë përfundimisht ka rënë.

Screenshot 2026-06-25 124945

Bellami nuk është gati për rikthimin në Angli. “Sky Sports” shton se Stiv Koper dhe Rob Eduards mbeten alternativa.

“Kurrë nuk e konsiderova që ta pranoja. Bërnli është një klub i mrekullueshëm por të ulesh në stolin e ekipit tënd kombëtar është nderi më i madh dhe kam punë të pambaruara”, raportohet të jetë shprehur trajneri i Uellsit.

Armando Broja me shokë prej kohësh po presin për trajnerin e ri. Edicioni i ardhshëm në Championship nuk do të jetë aspaki lehtë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Operacioni “fshesa” te rivalët e Vllaznisë, e "pëson" edhe ish-mbrojtësi i Superiores

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us