Kurti “përplaset” me Osmanin: S’flasim për zgjedhje të reja pa folur Gjykata Kushtetuese

Kryetari i Vetëvendosjes dhe njëkohësisht Kryeministri, Albin Kurti ka dalë në një konferencë për media, pas zhvillimeve të fundit politike. Lidhur me ngërçin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Kurti tha se nuk e pranon dekretin e Presidentes Osmani, duke thënë se pret Gjykatën Kushtetuese.

Kurti u shpreh se Kuvendi nuk duhej të shpërndahej tani, duke theksuar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani është jokushtetues. Sipas Kurtit, procesi nuk ka mbërritur në rundin e tretë, që do të çonte në zgjedhje automatikisht.

“Ka afat 60-ditor për t’u zgjedhur presidenti dhe ne kemi qenë në sallën e Kuvendit vetëm 30 minuta. Nuk është përmbushur kriteri prej 60-ditësh, nuk jemi më 5 maj sot, por më 6 mars. Dekreti për shpërndarjen nuk është kushtetues sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuara shprehimisht nga Kushtetuta.

Mirëpo ky proces nuk arriti ta konsumojë as rundin e parë pasi munguan të gjitha deputetët e partive opozitare dhe partia e cila vazhdon të dirigjohet nga Beogradi. Të gjithë e keni parë mbrëmë pamjen e seancës, kush ishte në qendër, kush nuk ishte në qendër nuk ishte sepse nuk erdhi. Asnjë deputet që mungoi nuk ka njoftuar kryetaren për arsyen e mungesës, prandaj është lënda në Kushtetuese.

Është detyrë e deputetëve ta kryejnë detyrën e tyre për siç i ka zgjedhur populli, të vijnë në vendin e tyre të punës dhe aty të marrin pjesë dhe të votojnë. Ndodhemi në një situatë kur unë nuk besoj që mund të flasim për zgjedhje pa e thënë fjalën e fundit Kushtetuesja. Ata kanë një materie që duhet ta analizojnë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

Më herët gjatë ditës, Kurti nuk mori pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ku pritej të diskutohej caktimi i datës së zgjedhjeve të reja. Ky takim erdhi pasi presidentja kishte nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të tjera |  A janë shqiptarët nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us