“Ky regjim po shpërfytyron Shqipërinë”, Berisha: Në 24 janar, protesta më e fuqishme që ka njohur ndonjëherë Tirana

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij në foltoren e radhës pas Kryeministrisë tha se Kuvendi është mbushur me të korruptuar. Ai u shpreh se në 24 janar do të mbahet protesta më e fuqishme që ka njohur Tirana.

Berisha theksoi se Shqipëria nuk do të ketë drejtësi, pa pasur kryengritje paqësore.

“Ky regjim ka arrestuar politikanë opozitarë. Është jetike t’i përmbysim këta kriminelë dhe t’i çojmë përpara drejtësisë”, deklaroi Berisha.

“Përpara nesh është një organizatë kriminale, armike e betuar e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Ky regjim po shpërfytyron Shqipërinë. Në 24 janar do jetë protesta më e fuqishme që ka njohur ndonjëherë Tirana. Në parlament qëndrojnë hajdutët më të mëdhenj, që qëndrojnë aty, për t’ju thënë shqiptarëve se ne ju kemi vjedhur e do ju vjedhim. Shqiptarët po presin fitoren e opozitës. 24 janari është dita e së vërtetës së madhe. Mos ju mungojë guximi në 24 janar. Bota po pret veprimin tonë. Ky regjim ka arrestuar politikanë opozitarë. Është jetike t’i përmbysim këta kriminelë dhe t’i çojmë përpara drejtësisë. Shqipëria nuk do ketë drejtësi pa kryengritje paqësore të shqiptarëve. Ta bëjmë natën ditë këtë javë. Sheshet e Tiranës të shndërrohen në tmerrin e regjimit dhe triumfin e qytetarëve. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria”, u shpreh kreu demokrat.

Partia Demokratike ka paralajmëruar se në 24 janar do të mbajë një protestë fuqishme përpara Kryeministrisë, ku do të denoncojë sipas saj, korrupsionin e qeverisë.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us