“Lindi Princi Aleksandër”, gëzim në Familjen Mbretërore shqiptare, Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër të një djali

Një lajm i gëzuar ka mbërritur për Familjen Mbretërore Shqiptare. Ka lindur Princi Aleksandër, duke sjellë gëzim te familjarët dhe mbështetësit e monarkisë shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi te Erion Telit, ish drejtorit te komunikimit të Familjes Mbreterore, i cili ka shprehur emocionet për ardhjen në jetë të princit të vogël dhe ka përcjellë urime për Princeshën Blerta dhe Princin Leka.

Në mesazhin e publikuar, ai shkruan se kjo është “një nga ato ditë që fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gëzimin”, duke treguar emocionet e pritjes për lindjen e trashëgimtarit të ri.

“Faleminderit Princeshës sonë që na ke duruar ne, monarkistëve, me gjithë padurimin, emocionet dhe dashurinë tonë për Familjen Mbretërore”, thuhet ndër të tjera në urimin e publikuar.

Postimi shoqërohet me urimin për mirëseardhjen e Princ Aleksandrit në jetë:
“Mirë se erdhe në jetë, Lartësia e Tij Mbretërore, Princ Aleksandër! Zoti e bekoftë Familjen Mbretërore Shqiptare.”

Lajme të tjera |  Një suprizë për të dashuruarit dhe një mesazh i papritur për beqarët...Zbuloni parashikimin e yjeve

Postimi i Plotë 

Princi Aleksandër i shqiptareve sapo u lind…
Që nga ora 5:30 e mëngjesit e kam parë orën pa pushim. Sot është një nga ato ditë që fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gëzimin. Mbrëmë, në lutjen time, i kërkova Perëndisë ta bekonte Princeshën Blerta, t’ia lehtësonte çdo çast të kësaj dite dhe të ishte pranë saj. Sot besoj se Ai e dëgjoi atë lutje.
Në këtë ditë kaq të veçantë dua t’i them vetëm një gjë Princeshës sonë:
Faleminderit. Faleminderit që na ke duruar ne, monarkistëve, me gjithë padurimin, emocionet dhe dashurinë tonë për Familjen Mbretërore. Gjithmonë na ke pritur me mirësi, përulësi dhe një buzëqeshje që na ka bërë të ndihemi si pjesë e kësaj gëzimi.
Thonë se fytyra është pasqyra e shpirtit. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë fytyra jote është fytyra e një engjëlli. Mirësia, qetësia dhe dashuria që përcjell janë dhurata që nuk mund të shtiren.
Sot jo vetëm Princi Leka, por të gjithë ne ndihemi të bekuar që të kemi pranë si Princeshën tonë.
Mirë se erdhe në jetë, Lartësia e Tij Mbretërore, Princ Aleksandër!
Zoti e bekoftë Familjen Mbretërore Shqiptare.

Lajme të tjera |  Një suprizë për të dashuruarit dhe një mesazh i papritur për beqarët...Zbuloni parashikimin e yjeve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us