Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet: Në protestën e dhunshme para Parlamentit, edhe kreu i PD-së në Mamurras

Në protestën që u mbajt ditën e sotme përballë Kuvendit, nuk munguan as incidentet, ku u përdor gazlotasjellës nga policia, pas përplasjet me protestuesit. Disa nga këta të fundit u shoqëruan në Komisariate, ndërsa të lënduar mbeten edhe disa efektivë policie.

Por duket se në protestë kanë marrë pjesë edhe anëtarë të Partisë Demokratike, ku kreu i degës lokale të Mamurrasit Preng Lalaj, është parë që të jetë në mesin e protestuesve.

Ministri Lamallari ka publikuar fotot e tij nga protesta teksa ironizon se Lalaj është i indinjuar për flamingot e Zvërnecit. Sipas ministrit, ai edhe anëtarët e tjerë të PD-së, janë të gatshëm që të “djegin Shqipërinë për babain e tyre shpirtëror!”, duke iu referuar kështu babait të tij shpirtëror.

I indinjuar për flamingot e Zvërnecit dhe Kryetari i partisë së molotovarëve të Mamurrasit

Patjetër dhe simbolet kombëtare, nuk i kursejnë ata që janë të gatshëm të djegin Shqipërinë për babain e tyre shpirtëror!”, shkruan ministri në Facebook.

Lajme të tjera |  Edi Rama: Unë jam njishi për sharjet, por mos i lexoni fare komentet se algoritmi është çmendur. Unë dikur iu përgjigjesha, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us