Monika Kryemadhi ka parashtruar disa pyetje për ish-kreun e SPAK, Altin Dumani.
Sipas Kryemadhit, dosja prej 240 faqesh që është ngritur ndaj saj mbi bisedat telefonike, është e paligjshme.
Postimi i Kryemadhit
ZARF I ZI PËR SPAK-un e ALTIN DUMANIT
Pretendoni se keni ndërtuar një dosje prej 240 faqesh mbi bisedat e telefonit të Monika Kryemadhit.
Por lindin disa pyetje:
1- Me vendimin nr. 481, datë 17.12.2023, gjykata vendosi se telefoni nuk është i Monika Kryemadhit.
2- Atëherë, mbi çfarë provash mbështetet akuza?
3- Nëse, përkundrazi, pretendoni se telefoni është i saj, atëherë ku është autorizimi i kërkuar sipas nenit 73 të Kushtetutës dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale?
4- Me çfarë vendimi gjykate është hapur telefoni im?
Këto pyetje kërkojnë përgjigje të qarta. Shihemi ……





