Nga Milan te Juve?! Igli Tare bën “lëvizjen” e papritur pa u mbyllur sezoni (VIDEO)

Në një video të publikuar së fundmi në mediat italiane, drejtori sportiv i Milanit Igli Tare, është parë në Monza, në ambientet e stadiumit “U-Power”, e cila përkoi me ndeshjen Monza – Juve Stabia, sfida e kthimit në gjysmëfinalen e Play-Off-it për ngjitjen në Serie A.

Monza triumfoi 2 – 1, ndërsa përballet me fituesin e çiftit Palermo – Catanzaro. Vizita e Tares për këtë duel nuk jep një “panoramë” të qartë, ndërsa nga mediat përtej Adriatikut, i jepet “zë” shkarkimit të legjendës së Kombëtares nga posti i rëndësishëm te Milani në fund të sezonit.

Për informacion, Juve Stabia nuk ka lidhje me klubin e Juventusit dhe as nuk është nga qyteti i Torinos, por është frymëzuar nga Juventusi i “artë” i viteve ’30. Juve Stabia përkon me qytetin e Castellammare di Stabia, pranë Napolit në jug të Italisë.

Lajme të tjera |  Stiven Shpendi ndez merkaton, tre klube pas futbollistit shqiptar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us