Nga Skënderbeu i Korçës te “përplasja” me Harry Kane në Kupën e Botës, historia e pabesueshme e mesfushorit afrikan

Mesfushori Kwasi Sibo e ka bërë debutimin me Ganën vetëm në 8 shtator të vitit 2025, konkretisht ndaj Malit në kualifikueset e Kupës së Botës.

Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë, Sibo e veshi për herë të parë fanelën e Ganës si profesionist në moshën 28 vjeç, 2 muaj dhe 15 ditë.

Ftesa në Kupën e Botës 2026, ishte arritja më e madhe profesionale për Kwasi Sibo. Ai jo vetëm që ishte pjesë e listës, por edhe titullar në mesfushë.

Personazhi në fjalë luajti 90 minuta të plota kundër Anglisë së Harry Kane, sikurse ishte startues edhe në ndeshjen e fundit kundër Kolumbisë, faza e 1/32-ave, ku kombëtarja afrikane u eliminua pas disfatës 0 – 1.

Në verën e vitit 2019, Sibo u bashkua me Skënderbeun e Korçës në Superiore, ku zhvilloi 16 ndeshje, e përkthyer me vetëm 1 gol. Aktualisht, mesfushori ganez ka mbetur pa ekip, pas largimit nga Real Oviedo.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ La Brazilin për Egnatian, klubi rrogozhinas ndërpret kontratën me lojtarin amerikano-latin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us