Pasues i Veliajt/ Braçe kandidat për kryetar të Tiranës? Ja reagimi i deputetit të PS, pas publikimit të lajmit: Çfarë thuhet në shtëpi,…

“Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme!”, ky është lajmi që hap faqet e para të kësaj të diele thuajse çdo portal në vend.

Lajmi u prodhua pas mbledhjes së djeshme gjatë mbledhjes së Partisë Socialistë në njësinë numër 5.

Në një përgjigje për Dritare TV, deputeti socialist citoi se:

“Çfarë thuhet në shtëpi, mbetet në shtëpi”!

Zoti Braçe nuk konfirmoi por as mohoi, mundësinë e një kandidimi. Fakt mbetet që në zgjedhjet e 11 majit, deputeti socialist, doli i dyti ndër më të votuarit në qarkun e Tiranës, me rreth 24 mijë vota.

Deri më tani emri zyrtar i PS për bashkinë e Tiranës, është Ogerta Manastirliu, njoftim që u bë i ditur gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, në shtator të 2025 nga kryeministri Edi Rama i cila tha se kurdo të mbahen zgjedhjet në Tiranë, kandidatja e PS do të jetë Ogerta Manastirliu

Lajme të tjera |  Deputeti socialist, kundër rrymës së partisë së tij: Protesta e qytetarëve është e denjë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us