Play-off-i i Botërorit 2026! Sylvinho me “laps e letër”, të shtunën publikon listën e futbollistëve të grumbulluar

Shqipëria është një hap afër për të shkruar historinë, këtë herë me një objektiv më madhor, për t’u kualifikuar në Botërorin 2026. Tashmë, të vendosur në fazën e play-off, Shqipëria do të zbresë në fushë më 27 mars. Ndërkohë, pritet që të shtunën më 21 mars, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Syvinho, do bëjë me dije listën e futbollistëve të ftuar.

Sipas programit të përcaktuar, trajneri Sylvinho do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar ditën e shtunë, më 21 mars, në orën 10:00, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Marsi është një muaj i gjatë emocionesh për kuqezinjë, pasi kombëtarja do të zhvillojë sfidat me synimin për të siguruar një vend në kompeticionin më të madh të futbollit botëror. Grumbullim zyrtar i Kombëtares do të nisë më 23 mars, ditë e hënë, kur do të zhvillohet dhe seanca e parë stërvitore në prag të sfidës me Poloninë.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Infantino dëshiron të rizgjidhet në krye të FIFA-s, Trump i nxjerr kartonin e kuq! Presidenti i SHBA-së i ofron zviceranit postin e rëndësishëm

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 26 mars për t’u përballur me Poloninë në Varshavë, ndërsa më 31 mars Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës ndaj fituesit (finale play-off) ose humbësit (miqësore) të çiftit Ukrainë – Suedi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us