Rama publikon videon: Shihni se kush ka ardhur si “turist” për të shpëtuar Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka postuar sërish një lidhje me protestat që po mbahen në vendin tonë prej më shumë se 26 ditësh kundër projektit të Zvërnecit.

Rama postuar një video ku shfaqe 4 të rinj nga Irani që jetojnë në Kanada, që kanë ardhur për të protestuar në vendin tonë dhe bëjnë thirrje kundër qeverisë.

Kryeministri shkruan se në Bulevard nuk kemi patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që ndikojnë për keq tek pjesëmarrësit e ndershëm në protestë.

“Dëgjojeni deri në fund kush ka ardhur “turist” për të shpëtuar Shqipërinë

Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës”, shkruan ai.

Lajme të tjera |  Profili i Ramës në Facebook bëhet "Flamingo"! (Foto-Lajm)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us