Rruga e artë! Egnatia fërkon duart, si vlerësohen rivalët e Champions dhe momenti i kampionëve të Shqipërisë

Egnatia duhet të eliminojë Çeljen që më pas të ketë siguruar grupet e Europës. Shorti për turin e tretë të Ligës së Kampioneve po ashtu është treguar i favorshëm.

Screenshot 2026-07-20 124050

Nëse rrogozhinasit shkojnë më tej, do të përballen në turin e tretë me fituesin e Ararat Armenia-Shamrok Rovers.

Vlerësimi i Egnatias në tregun e “transfermarkt” është 6,8 milionë euro. Kjo jep mesatare 272 mijë euro për futbollist, duke qenë se kampionëve u rezultojnë 25 të tillë.

Ararat është kampion në Armeni. Vlerësimi në treg është 8,6 milionë euro. Me 28 lojtarë që kanë të regjistruar, mesatarja e vlerësimit për futbollist është 307 mijë euro. Sa i përket historisë në Armeni, regjistron vetëm tre tituj kampionë.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Risia e Egnatias merr formë, Agim Demrozi ia beson ekipin e ri trajnerit Duro

Në anën tjetër ndodhet Shamrok Rovers. Kampionët e Irlandës kanë histori në vendin e tyre, por përballë Egnatias do të konsideroheshin inferiorë.

Në total kanë 37 lojtarë të regjistruar në tregun e “transfermarkt” dhe vlera është vetëm 6,63 milionë euro. Ndryshe jep një mesatare vlerësimi 179 mijë euro për lojtar. Shumë më e vogël se e Egnatias.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us