Deputetja e PS, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend u është përgjigjur të gjithë atyre që e kanë akuzuar se “ku ka qenë” para se të fillonin protestat. Spiropali ka deklaraur se gjithmonë ka folur për reformimin e pushtetit, ndërsa kërkoi shpjegim nga opozitarët nëse këta të fundit kanë fuqinë të bëhesh pjesë e një ndryshimi. Një pyetje e pati edhe për Berishën, të cilin e pyeti nëse ka vullnetin të çlirojë partinë e tij.
Elisa Spiropali: Edhe para protestës, edhe gjatë protestës unë kam folur për reformimin e pushtetit, kam folur nevojën për korrigjim, nevojën për të kaluar te sistemi i institucioneve, kam folur për vetëpastrim, luftën ndaj korrupsionit, nevojën për të kuptuar që ky është moment historik, nevojën për ta ndryshuar këtë sistem politik dhe zgjedhor që sot ka prodhuar banalitet sepse njerëzit janë të papërfaqësuar dhe s’ka as ide ideologjike, kam folur për institucione shtetërore që përdoren me besimin e madh se ne kemi gjithë fuqinë për ta ndryshuar këtë. Po ti Klevis, po ti Tabaku ti Doktor, ti Sali, a ke fuqinë të hapësh rrugën dhe partinë tënde dhe të çlirosh opozitën? A ke fuqinë të bëhesh pjesë e një ndryshimi që nuk i takon një partie por shumicës? Unë besoj që PS e ka këtë fuqi! Asnjë sulm s’më ndal dot se s’kam asgjë për të fshehur! Asnjë bedel që mendon se mund të dëmtojë! S’do t’ia dalë se do të hiqet si apendicit.
Sali Berisha: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave, nuk meriton asnjë përgjigje.





