Salianji takim me intelektualët: Duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike! Rama dhe Berisha, i njëjti model

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji zhvilloi sot një tryezë me intelektualë dhe pedagogë ku tema ishte demokracia e brendshme e partive politike në vend dhe niveli i demokracisë.

“Sistemi zgjedhor që ka goditur në themel sistemin përfaqësues u përkeqësuar me ndryshimin në Kod në vitin 2024, me një sistem hibrid ku qytetarët nuk zgjedhin asgjë. Institucionet janë në kontroll të plotë nga një personazh. SPAK që ka hapur rrugën duke goditur korrupsionin, pa diskutim dhe krimin dhe po sjell ndryshim gradual kulturor në lidhje me përgjegjësin para ligjit është në një sulm nga palët politike. Shumë mendojnë se më shumë duhet të bëjë SPAK, por po i reziston presioneve politike.

Lajme të tjera |  Berisha: Rënia e turizmit jo nga protesta, por ‘narkoeuro’!

Në shumë raste, për shkak të bllokimit të sistemit dhe mos pasjes së zgjedhjeve mund të jetë mundësi për qarkullimin e elitave. Do doja të diskutonim për demokracinë e brendshme të partive politike. Duhet të jetë rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike. Duket sikur dy kryetarët bëhen bashkë. Në model janë njësoj. Kemi një oligarki ekonomike pasojë e asaj politike. Për drejtësinë kujtohen palët vetëm kur preken interesat personale. Kushdo është i bindur se Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin. Pjesë e rëndësishme është dhe reforma zgjedhore, pa hapjen e një sistemi që i jep të drejtën qytetarëve direkt, e pamundur të çahte ky sistem.”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us